DUA LIPA PROPOZOHET PËR MARTESË/ Kjo VIDEO është prova – AlpeGossip
DUA LIPA PROPOZOHET PËR MARTESË/ Kjo VIDEO është prova

DUA LIPA PROPOZOHET PËR MARTESË/ Kjo VIDEO është prova

Lidhja e Dua Lipës me modelin Isaac Carew është ndër më të përfolurat. Këngëtarja shqiptare i dha fund marrëdhënies me të, për t’u rikthyer sërish pak muaj më vonë, duke treguar se dashuria mes tyre ishte shumë e fortë.

Dhe tani Dua mori një propozim për martesë, por jo nga partneri i saj.

Një video e postuar në “Twitter” tregon momentin kur një fans i saj, i bën kërkesën e çuditshme këngëtares, teksa ajo ecën në tapetin e kuq në Kanë, për eventin “NRJ Hit Music”.

Dhe përgjigja e saj ishte, “Jo” por me një buzëqeshje në fytyrë.

“Kur e thua me buzëqeshje, e zbut goditjen”, shkroi Dua në mbishkrimin e videos.