ÇANTË FALLSO APO ORIGJINALE? Ja 7 mënyrat si mund ti dalloni - AlpeGossip
ÇANTË FALLSO APO ORIGJINALE? Ja 7 mënyrat si mund ti dalloni

ÇANTË FALLSO APO ORIGJINALE? Ja 7 mënyrat si mund ti dalloni

Keni pritur kaq gjatë për të blerë një çantë origjinale? Pasi keni ruajtur disa para mënjanë është shumë e drejtë që të blini një çantë origjinale. Por gjithmonë duhet të keni parasysh se ka shumë çanta që shiten si origjinale dhe vetëm të tilla nuk janë.

Për të bërë zgjedhjen e duhur duhet t’i kushtoni vëmendje këshillave të mëposhtme. Bëhet fjalë për disa detaje të vogla ndaj të cilave duhet të jeni shumë të kujdesshme.

Kushtojuni vëmendje detajeve

Të gjitha qepjet duhet të jenë të përkryera madje, nuk duhet të ketë ndonjë defekt që është i dukshëm të çantat e punuara me dorë. Nuk ka defekte të bëra gabimisht gjatë prodhimit. Një çantë e bërë me dorë origjinale është gjithmonë perfekte.

Kontrolloni zinxhirët dhe butonat

Kushtojini vëmendje të veçantë gjërave të vogla si kapëseve metalike, butonave, zinxhirëve, cilësia e tyre duhet të jetë e përkryer. Ata duhet të kenë një numër apo një emër të shtypur, që është një tjetër shenjë e cilësisë dhe origjinalitetit.

Materiali

Një markë e njohur nuk do të përdorë kurrë lëkurë të përafërt. Ata përdorin vetëm materiale fine, me cilësi të lartë. Disa çanta mund të kenë një material të butë dhe elastik, por ato të gjitha e ruajnë formën e tyre.

Emri i markës

Ndonjëherë mund të ketë shumë detaje dhe harrojmë gjënë kryesore: emrin e markës. Çuditërisht, artikuj falsë shpesh kanë emra të markave të shtypura në fonte të ndryshme, apo edhe me gabime ortografike.

6503860-4-1473157271-650-816e6d0c4f-1-1473259394

Numri serial

Numri serial është një ndër treguesit kryesorë të autenticitetit. Numri është i vendosur në atë mënyrë që është e pamundur që të hiqet pa u dëmtuar nga çanta.

Paketimi

Një çantë e kushtueshme ka gjithmonë një paketim luksoz dhe i përbërë prej materialesh të forta për ta ruajtur produktin.

Karakteret identifikuese

Para se të vizitoni një dyqan, përpiquni që të bëni një hulumtim në atributet specifike të markës së zgjedhur. Mos harroni se çdo markë ka karakteristikat e veta të dallueshme.

Për shembull, një artikull autentik “Prada” apo “Dior”, kurrë nuk do të përdorë një logo të markës në ngjyrë të ndryshme nga vetë materiali që është përdorur për të prodhuar çantën. Një emër marke me shkëlqim, është një shenjë e keqe.