“FESTON DITËLINDJEN E PARË”/ Lyrical Son organizon festën përrallore për të bijën – AlpeGossip
“FESTON DITËLINDJEN E PARË”/ Lyrical Son organizon festën përrallore për të bijën

“FESTON DITËLINDJEN E PARË”/ Lyrical Son organizon festën përrallore për të bijën

Reperi i njohur Lyrical Son është baba i dy vajzave, me të shoqen Gresa. Dyshja gëzojnë një martesë shumë të lumtur dhe Instagrami i reperit është i mbushur me foto familjare që pasqyrojnë shumë dashuri.

Ditën e djeshme vajza e tij e vogël, Erika, ka festuar ditëlindjen e saj të parë dhe reperi është kujdesur që t’i organizojë një festë të vërtetë princeshash. Ai ka publikuar disa foto në profilin e tij të Instagramit ku shihet se gjithcka ishte organizuar deri në detaje.

Vogëlushja kishte veshur një fustan të kuq si për princesha dhe në dorë mbante një shkop zanash. Ambienti ishte zbukuruar nga tollumbace dhe zbukurime në ngjyrë rozë, bardh dhe gri. Familja kanë pozuar të lumtur para kamerave dhe reperi e ka uruar të bijën për ditëlindje me fjalët më të ëmbla: “Urime ditëlindja e pare çika jem. Ishalla don Zoti jeton me shëndet e lumturi gjatë gjithë jetës.Të do baba”.