“MEGHAN DO TË TRONDITET”/ I ati publikon fotot nga e shkuara e së bijës, para Harry-t – AlpeGossip
“MEGHAN DO TË TRONDITET”/ I ati publikon fotot nga e shkuara e së bijës, para Harry-t

“MEGHAN DO TË TRONDITET”/ I ati publikon fotot nga e shkuara e së bijës, para Harry-t

Thomas Markle, i ati i Meghan Markle, në emisionin ‘Good Morning Britain’, ka bërë publike disa foto nga e shkuara e së bijës, para se ajo të martohej me princ Harryn. Fotot në fjalë janë realizuar kur Meghan ishte në moshë të re, duke performuar në Shkollën e Mesme të “Immaculate Heart në Los Angeles”.

Meghan shfaqet e veshur me trupore të bardha teksa luante rolin e një gruaje në dhomën e zhveshjës. “Janë tre vajza që veprojnë jashtë në një dhomë të zhveshjes. Meghan gjithmonë do të luante diçka magjepsëse”, është shprehur ai.

Po ashtu Thomas ka shtuar se Meghan do të tronditet kur të shikojë performancën e saj tani. Kujtojmë se para disa ditësh ajo dhe Harry hoqën dorë nga roli mbretëror për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut.