NUK E PRISNIM/ Përveç se këngëtar, Alban Ramosaj paraqitet në një tjetër mënyrë në ”HOLLYWOOD” – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Përveç se këngëtar, Alban Ramosaj paraqitet në një tjetër mënyrë në ”HOLLYWOOD”

NUK E PRISNIM/ Përveç se këngëtar, Alban Ramosaj paraqitet në një tjetër mënyrë në ”HOLLYWOOD”

Alban Ramosaj, këngëtari bukurosh është shumë i dashur dhe i preferuar pèr ekranin shqiptar. Që në hapat e parë të karrierës së tij ai ka ditur si të fitojë zemrën e një pjese të madhe të publikut. Albani ja ka dalë gjithnjë të sjellë hite që kanë qenë shumë të pëlqyeshme dhe të sukseeshme.

Por mesa duket ai nuk do të mjaftohet vetëm me karrierën si këngëtar por tani do ti futet dhe kinematografisë. Albani ka postuar një video në Instagramin e tij ku duket se në dorë mban një ”clapperboard” që tregon se Albani tashmë po merret me relizimin e një filmi.

Në tabelën e vogël duket një shënim Hollywood që na bën të mendojmë se Albani është i përfshirë në një projekt ndërkombëtar. I shkruar duket gjithashtu emri i Albanit tek produksioni, dhe emri Belle De Jour tek regjizori.

Ai e ka shoqëruar videon me përshkrimin: Me këmbë të mbarë. Mesa duket artisti po bëhet gati për diçka të re dhe ne nuk mund të presim. /AlpeGossip.al