DO TË NA FALENDERONI/ Si të visheni pas një ndarjeje – AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Si të visheni pas një ndarjeje

DO TË NA FALENDERONI/ Si të visheni pas një ndarjeje

Kur pushtoheni nga dëshpërimi që pason një ndarje, gjëja e fundit që ju shkon ndërmend është mënyra si dukeni. Pas netëve të pafundme në shtëpi, me pizhama duke parë seriale skandaloze në Netflix, vjen momenti për t’u bërë e paraqitshme dhe për të dalë sërish rrugëve. Mund të thoni se s’mund të mirëmendosh veshjet pas ndarjes, sepse ngjan edhe më e dëshpëruar se më parë, por e keni gabim. Katie Holmes e vërteton më së miri.

Në gusht, Katie Holmes u nda nga Jamie Foxx pas gjashtë vitesh bashkë. Edhe pse lidhja e tyre ishte goxha private, aktorja e përballoi ndarjen duke u veshur çdo ditë e më bukur. Si për shembull kostum blu sipër nga Gabriela Hearst dhe ky fustan ngjyrë qelibari.

Gjithçka nisi në fillim të shtatorit. Pak javë pas ndarjes, Holmes u fotografua teksa thërriste një taksi, veshur me reçipeta dhe pulovër kashmiri. Reçipeta 520-dollarëshe nga Khaite u shit e gjitha brenda orës.

Në fund të tetorit, Katie Holmes u shpall ikonë mode. Ishte pak a shumë si ai momenti nëpër filma ku protagonistja ndërron tërësisht look teksa një këngë pop luhet në sfond. Katie është beqare, ka veshur Saint Laurent dhe është gati të njohë dashurinë e jetës.

Ngaqë i është shmangur gjithmonë vëmendjes, është e çuditshme që po drejtohemi nga Katie për t’u frymëzuar për veshjen e radhës. Në dallim nga Ariana Grande, që i dedikoi këngë gjithë ishave dhe Miley Cyrus që foli gjerë e gjatë në Twitter, Katie postoi pak nga gjithë veshjet e saj fantastike në Instagram.

Ndoshta sekreti është ekzekutimi moskokëçarës. Aktorja zgjedh veshje të thjeshta, por interesante. Veshja më zilepsëse sot për sot është ky fustan Saint Laurent nga Anthony Vaccarello, kombinuar me buzë të kuqe dhe geta me pika.

Katie vetë thotë se s’mendohet gjatë për gjërat që vesh. Madje setin reçipeta-pulovër e bleu vetë në internet. “Ishte shumë i rehatshëm dhe i thjeshtë,” tha ajo për Vogue. Vogue britanik zbuloi se aktorja nuk ka një stilist.

Nëse Katie mund t’i lërë të gjithë gojëhapur pas ndarjes, edhe ju mund ta bëni.