Këngëtarja Zaimina Vasjari është zhvendosur së bashku me vajzën e saj Khloe dhe bashkëshortin Klodi, në strehëzën e re të familjes së saj.
Përmes postimeve në “Instagram”, Zaimina ka prezantuar disa herë imazhe të vilës së saj me pishinë. Së fundmi, ajo ka pozuar e ulur mbi banakun e kuzhinës së saj super luksoze. Këngëtarja ishte veshur me tendencat e fundit të modës, fustan me printe leopardi si dhe sandale me gurë.