GOCA VËMENDJE/ Majk sapo na tregoi si e do të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
GOCA VËMENDJE/ Majk sapo na tregoi si e do të dashurën (FOTO)

GOCA VËMENDJE/ Majk sapo na tregoi si e do të dashurën (FOTO)

Reperi i hiteve “Pasha jetën”, “Dashni”, “Katile” etj, Majk, është një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar. Ai ka ardhur shpesh në qendër të vëmendjes së portaleve për shkak të debateve me mamanë e djalit të tij, Majlinda Zekën, me të cilën tashmë i ka rregulluar marrëdhëniet.

Në postimet e tij në Instagram, Majk shfaq vazhdimisht jetën super luksoze, fluturimet e shpeshta e makinat e shtrenjta. Së fundmi, reperi ka treguar për ndjekësit një detaj që me siguri të gjithë e kanë vënë re; ai preferon makinat e bardha.

Mirëpo, krahas këtij detaji, Majk zbuloi edhe preferencën e tij për vajzat që dëshiron të ketë në krahë. Reperi zbuloi se preferon të ketë të dashura vajzat me ngjyrë.

“Më pëlqejnë vajzat e mia të zeza dhe makinat të bardha”- shkruan Majk krahas fotos së publikuar.