Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, prej disa kohësh është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor. Pak muaj më parë, Elvana publikoi këngën “Tavolina e mërzisë” e cila rezultoi një sukses dhe u kthye në hit dhe vetëm një muaj më parë filmi “2 gisht mjaltë” ku Elvana ishte protagonist u kthye në një ndër komeditë më të shikuara në vendin tonë.
Pas “2 gisht mjaltë” dhe këngës “Pa dashuri”, kolonë zanore të filmit, Elvana ka dhënë një super lajm për të gjithë fansat e saj. Bukuroshja shqiptare ka publikuar pak minuta më parë një video ku shihet shumë e kuruar, e veshur me të bardha, teksa në sy bien syzet e saj të veçanta.
Pranë videos, Elvana ka lajmëruar se është duke xhiruar, mirëpo nuk ka zbuluar më shumë detaje për këngën dhe klipin e ri që me siguri do kthehet në një hit vere.