Aksidentohet Vesel Kurtishaj: Fituesi i ‘Big Brother’ në spital për t’u operuar – AlpeGossip
Aksidentohet Vesel Kurtishaj: Fituesi i ‘Big Brother’ në spital për t’u operuar

Aksidentohet Vesel Kurtishaj: Fituesi i ‘Big Brother’ në spital për t’u operuar

Vesel Kurtishaj, fituesi i madh i edicionit të tetë të reality show-t “Big Borther Albania” ka pësuar një aksident së fundmi, që e ka bërë atë të përfundojë në spital.

Siç bën të ditur Kurtishaj, ai ka lënduar gjurin, pasi ka pësuar këputje të ligamentit dhe një dëmtim tjetër të rëndë.

Për këtë arsye, personazhi i njohur televiziv ditën e nesërme do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

 

Së fundmi, Veseli ka bërë një postim në Instagram ku i ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qendruar pranë.