PËR 22 VJETOR/ “Dashuri, më fal që jam në burg. Ja ku e ke një Rolex” – AlpeGossip
PËR 22 VJETOR/ “Dashuri, më fal që jam në burg. Ja ku e ke një Rolex”

PËR 22 VJETOR/ “Dashuri, më fal që jam në burg. Ja ku e ke një Rolex”

Tekashi 6ix9ine po sigurohet që e dashura e tij është tërësisht e plotësuar ndërkohë që ai është pas hekurave.

Jade e festoi 22-vjetorin e lindjes me familjen dhe miqtë e saj, por nuk i  mungoi dhurata nga reperi i njohur. Edhe pse nuk ishte i pranishëm, reperi e suprizoi me një orë të shtrenjtë Rolex.

Burime pranë tij kanë zbuluar se Tekashi e zgjodhi dhuratën para disa javësh. Ora Rolex përbëhet nga ngjyra rozë dhe është e mbushur me diamantë 24 karatësh.

TMZ njofton se vlera e kësaj ore arrin në 35 mijë dollarë. Jade e falenderoi të dashurin me një fotografi, të cilën e shoqëroi me shkrimin: “Faleminderit shpirt. Ti je shumë i mirë, edhe kur nuk je pranë meje.”