Bukuroshja Jona Spahiu është duke shijuar muajt e fundit të shtatzënisë.
Vetëm pak kohë më parë Jona i dha fund beqarisë me bashkëshortin e saj, biznesmenin Frenkli Ymeri.
Së fundmi, moderatorja po ndan shumë foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ndërsa disa minuta më parë ka tërhequr vëmendje me foton e publikuar ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Ajo ka veshur një fustan ngjyrë nude të ngushtë pas trupit,ku shihet qartë nuri i shtatzënisë.
Shtatzënia nuk është vetëm të veshësh fustane, më besoni! Të shkosh në tualet apo jo, të vjella, fryrje, urth, pagjumësia, dhimbje shpine. Oh po, shtatzënia është e mrekullueshme” – shkruan Jona Spahiu.