Soni Malaj: Përse nuk e putha Blerim Destanin në buzë gjatë klipit (FOTO) – AlpeGossip
Soni Malaj: Përse nuk e putha Blerim Destanin në buzë gjatë klipit (FOTO)

Soni Malaj: Përse nuk e putha Blerim Destanin në buzë gjatë klipit (FOTO)

E ftuar në “Jo vetëm modë”, Soni Malaj ka folur për prapaskenat e dy nga klipeve më të njohur të saj. Bëhet fjalë për klipin e “Të dua ty” dhe “Shpirti im binjak”.

Këngëtarja rrëfeu se gjatë kohës që xhironte klipin romantik me “marinsin”, ky i fundit kishte edhe të fejuarën të pranishme, e cila me sa duket ishte xheloze:

“Ne donim të sillnim një histori dashurie me një ushatarak shqiptar të viteve 50-të. Por në vitet 50-të ne nuk kishim uniforma dhe kemi sajuar një uniformë marinari me flamurin shqiptar. Gjatë xhirimeve unë marr vesh që ‘aktori’ që luante marinsin kishte edhe të fejuarën aty dhe kur kishim skena bashkë këtij i binte telefoni se po vonohej shumë”.

Pas debutimit me këngën “Shpirti binjak”, aktori Blerim Destani dhe Soni Malaj u përfolën për një flirt dashurie që nisi në xhirime dhe vijoi më tej. Soni rrëfen se në fillim ishte menduar të merrej Arjon Muça, por u zgjodh Blerimi si më “maço” që ishte:

“Blerim Destanin e kam zbuluar nga një lajm në gazetë. Po kërkonim një djalë perfekt për klipin pasi kënga ishte bërë hit. Arjon Muça ka qenë zgjedhja e parë, por na duhej dikush më maço. Dhe rastësisht në shtëpi shoh foton e Blerimit në një lajm dhe thash kush është ky djalë? Më pas mora avokatin tim në telefon dhe i thashë. Ramë në kontakt me Blerimin dhe ka ardhur pa asnjë detyrim. Gjatë xhirimeve të klipit ka qenë e pranishme edhe nëna ime. Në skenar ka qenë edhe një puthje në fund të klipit, por duke qenë se kishte shumë njerëz e lamë me një puthje shumë ‘friendly’”, tregoi më tej këngëtarja.