Anulohet gjithçka?! Duhen 300 mijë euro të sjellësh Ritën në Kosovë (FOTO) – AlpeGossip
Anulohet gjithçka?! Duhen 300 mijë euro të sjellësh Ritën në Kosovë (FOTO)

Anulohet gjithçka?! Duhen 300 mijë euro të sjellësh Ritën në Kosovë (FOTO)

Ardhja e këngëtares së famshme kosovare, Rita Ora në Prishtinë dhe këndimi i saj falas për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, bëri bujë që prej fillimit.

Por duket se ky mision për të sjellë Ritën në Kosovë është shumë pranë dështimit. Gazeta Blic nga burime të afërta me Presidencën e Kosovës ka marrë vesh se, shkak për këtë është mossigurimi i mjeteve të kërkuara nga ekipi i këngëtares për mbulimin e udhëtimit dhe të akomidimit të stafit përcjellës.

Mësohet se Rita Ora nuk ka kërkuar para për ta mbajtur këtë koncert. “Institucionet e Kosovës kanë dështuar që t’i sigurojnë rreth 300 mijë euro, që kushton komplet ardhja e saj dhe ekipit të saj, përfshirë akomidimin dhe biletat.

Ardhja e Rita Orës në këtë koncert për nder të 10 vjetorit të pavarësisë, u pa si shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Në anën tjetër, “Gazeta Blic”, ka kontaktuar edhe me këshilltarin për media të kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi i cili ka thënë se qeveria ka gjithçka gati për koncertin e Rita Orës i cili do të mbahet me 17 shkurt.