Eni Çobani zgjidhet e preferuara e publikut, shikoni si reagojnë koleget e tjera dhe komentuesit (FOTO) – AlpeGossip
Eni Çobani zgjidhet e preferuara e publikut, shikoni si reagojnë koleget e tjera dhe komentuesit (FOTO)

Eni Çobani zgjidhet e preferuara e publikut, shikoni si reagojnë koleget e tjera dhe komentuesit (FOTO)

Ekrani shqiptar është i mbushur me femra të suksesshme. Qoftë për shkak të bukurisë e linjave seksi, apo zgjuarsisë dhe aftësive të komunikimit, këto femra kanë ditur gjithmonë të tërheqin vëmendjen e publikut.

Por disa prej tyre vecojnë për atësitë nga më të ndryshmet, sic mund të jenë e folura, linjat, apo profilet që ato kanë në botën mediatike.

Emisioni Opinion bëri një sondazh për moderatoren shqiptare më të pëlqyer nga audienca, dhe në krye të këtij sondazhi doli Eni Cobani.

Që njerëzit e duan Eni Cobanin kjo nuk ka pikë dyshimi. Një avokate ka rritur të kryesojë listën e moderatoreve më të pëlqyera në ekranet shqiptare, bazuar në  sondazhin e publikuar në Opinion.al, javën e shkuar.

Eni Çobani, drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq”, ka arritur të fitojë pëlqyeshmërinë e 30% të votuesve, e ndjekur nga Arbana Osmani e listuar në vendin e dytë me 21% të votave.

Me një distancë më të madhe nga dy vendet e para, e treta është pozicionuar gazetarja Eni Vasili me 9% të klikimeve, ndërkohë që me një numër të barabartë votash janë listuar dy moderatoret e TV Klan, Alketa Vejsiu dhe Rudina Magjistari, me 7%.

E vetmja nga moderatoret që ka reaguar rreth këtij lajmi ka qenë Eni Cobani e cila e kënaqur me rezultatin ka postuar një foto në instagram.

Moderatoret e tjera lidhur me këtë sondazh kanë qëndruar në heshtje dhe kanë vazhduar aktivitetin e tyre ditor.

Pas publikimit të lajmit në rrjete sociale, të shumë kanë qenë komentuesit të cilët nuk kanë pëlqyer rezultatin, madje kanë thënë se Eni Cobani nuk është MODERATORE. Përgatiti AlpeNews.al

Për më tepër shikoni foton më poshtë: