KUR FILLON “TAKE ME OUT”? Luana Vjollca i shuan kuriozitetin të gjithëve dhe jep përgjigjen (FOTO) – AlpeGossip
KUR FILLON “TAKE ME OUT”? Luana Vjollca i shuan kuriozitetin të gjithëve dhe jep përgjigjen (FOTO)

KUR FILLON “TAKE ME OUT”? Luana Vjollca i shuan kuriozitetin të gjithëve dhe jep përgjigjen (FOTO)

Teksa kanë qenë duke xhiruar spotin e “Shiko kush luan”, fansat kanë vënë re në videot e Luanës se stafi i saj ka udhëtuar me makinën e “Take me out”. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të pyesin se kur fillon ky emision kaq shumë i përfolur dhe Luana nuk e ka mbajtur sekret më gjatë përgjigjen.

Ajo ka pyetur Rezart Veleshnjën gjatë videos, i cili është shprehur se “Take me out” fillon sezonin e ardhshëm dhe të gjithë vajzat e djemtë që duan të bëhen çift duhet të përgatiten për një super show. “Take me out” është një patentë ndërkombëtare, që me siguri Luana do e sjellë në nivelin më të lartë në ekranin shqiptar dhe të gjithë mezi po presin.