Si sot një vit më parë, ditën e ditëlindjes së saj, këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar albumin “3”, këngë të cilat i këndoi live në një koncert shumë privat në Tiranë me vetëm 100 të ftuar specialë.
Këngëtarja bukuroshe për albumin në fjalë bashkëpunoi me kantautorin e njohur shqiptar, Pirro Çako.
Përveçse si këngëtare, Elvana vitin e kaluar u shfaq edhe si tekstshkruese. Ajo shkroi tekstin e këngës “Më Fal”, ndërsa ka shkruar bashkë me Çakon tekstet e këngëve: “Veç një pikë”, “Gjërat kanë ndryshuar” dhe “Xheloz”.
Ndërkohë sot, në 32-vjetorin e lindjes, Elvana ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një video-kolazh të këngëve të albumit “3”, që kanë emocionuar çdokënd.
“Si sot një vit më parë. Gëzuar ditëlindjen “3”! Faleminderit Pirro për muzikën që më dhurove e që nuk të shteron kurrë! Faleminderit Darko për punën e shkëlqyer në këtë projekt!”- shkruan krah videos ylli i muzikës shqiptare.
Po ashtu në Instastory-in e saj, Gjata ka publikuar disa video, prapaskenat e krijimit të këngëve, ku shfaqet së bashku me Pirron.