“VËLLAI IM SHQIPTAR…”/ Ja kujt ja dedikoi postimin e vecantë Dua Lipa (FOTO) – AlpeGossip
“VËLLAI IM SHQIPTAR…”/ Ja kujt ja dedikoi postimin e vecantë Dua Lipa (FOTO)

“VËLLAI IM SHQIPTAR…”/ Ja kujt ja dedikoi postimin e vecantë Dua Lipa (FOTO)

Për një kohë të shkurtër, reperi me orgjinë shqiptare, Gashi, është kthyer padyshim në një nga emrat më të mirë të muzikës duke rritur çdo ditë bazën e fansave dhe materialet muzikore të cilat në përgjithsi i krijon vetë.

Përpos muzikës, Gashi është edhe një ndër personazhet më frymëzues në Instagram ku shpesh tregon për vështirësitë që ka kaluar për të qenë këtu ku është sot, duke i dhënë të gjithëve mbështetjen për të mos u dorëzuar kurrë e për t’i bërë ëndrrat realitet.

Vitin e kaluar ai pati një super performancë në ‘Sunny Hill Festival’, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa dhe duket se energjia e mirë do të ndjehet edhe këtë vit pasi Gashi do të jetë sërish pjesëmarrës në festival.

Lajmin e ka ndarë Dua Lipa e cila shkruan se është shumë krenare që këngëtarët me origjinë shqiptare po bëjnë ‘namin’ në botë duke e quajtur ‘vëllai im shqiptar’ dhe Gashi është një prej tyre ndërkohë që ky i fundit e ka falenderuar për fjalët duke i shkruar “Thank you Queen (faleminderit Mbretëreshë!)”.