PAS KOMENTIT PËR PERSONAT E SHËNDOSHË/ 50 Cent kryqëzohet nga fansat – AlpeGossip
PAS KOMENTIT PËR PERSONAT E SHËNDOSHË/ 50 Cent kryqëzohet nga fansat

PAS KOMENTIT PËR PERSONAT E SHËNDOSHË/ 50 Cent kryqëzohet nga fansat

50 Cent nuk njihet vetëm si reperi i suksesshëm i shumë hiteve, por edhe si një nga më të diskutuarit. Shpesh komentet e tij janë bërë shkak për hapjen e debateve të ndryshme publike. Edhe pse ka shpjeguar se gjithçka e ka thënë me shaka, fansat nuk tolerojnë.

Së fundmi ai ka ofenduar hapur disa anëtarë të komunitetit ‘LGBTQ’ me një postim në ‘Instagram’. Reperi publikoi një ‘meme’ në të cilën shkruhej: “Unë jam i shëndoshë, por e identifikoj veten si i dobët. Unë jam trans – i hollë”.

Më tej reperi e ka vazhduar komentimin me fjalët: “Le të shkojmë, është koha për palestër”. Reagimet kanë qenë të shumta nga fansa dhe kolegë.

Një pjesë e tyre qeshën me ‘batutën’ e 50 Cent, ndërsa disa të tjerë janë shprehur shumë ashpër duke e quajtur të papërshtashëm atë postim.