“MOS U MERRNI ME HALLET TONA”/ Seldi konfirmoi ndarjen nga Mimoza, por revoltohet me… (FOTO) – AlpeGossip
“MOS U MERRNI ME HALLET TONA”/ Seldi konfirmoi ndarjen nga Mimoza, por revoltohet me… (FOTO)

“MOS U MERRNI ME HALLET TONA”/ Seldi konfirmoi ndarjen nga Mimoza, por revoltohet me… (FOTO)

Seldi Qalliu konfirmoi ndarjen nga Mimoza Shkodra pas performancës në “Dance With Me”.

Sigurisht që një lajm i tillë do të shkaktonte shumë reagime.

Por kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Seldit, i cili duket se është bezdisur paksa dhe ka shkruar në Instagram një deklaratë ku ironizon të gjithë ata që e kanë komentuar ndarjen e tyre të bujshme, pak muaj pas fejesës.

“Janë disa njerëz specifikë në këtë botë, që na duan aq shumë sa i harrojnë hallet e veta dhe merren me hallet tona. Faleminderit që ekzistoni se pa ju do ishim shumë të qetë dhe s’do kishim stres”, ka shkruar Seldi në këtë deklaratë.

 

Pas performancës në “Dance With Me”, ku Seldi konkurron bashkë me Rashel Kolanecin, këngëtari u pyet nëse ishte më bashkë apo jo me Mimozën.

“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh ai duke konfirmuar lajmet.