Ilir Mati bën për “ujë të ftohtë” gazetaren e Top Channel: O kolegë, STUDIONI para se… (VIDEO) – AlpeGossip
Ilir Mati bën për “ujë të ftohtë” gazetaren e Top Channel: O kolegë, STUDIONI para se… (VIDEO)

Ilir Mati bën për “ujë të ftohtë” gazetaren e Top Channel: O kolegë, STUDIONI para se… (VIDEO)

Reporteri i njohur Ilir Mati bën për “ujë të ftohtë” gazetaren e re të Top Channel Oriela Nebijaj, më herët zëdhënëse e PD.

Nebijaj ka bërë një kronikë nga baza detare e Pashalimanit në Vlorë por ndërkohë ka bërë shumë gafa të cilat, reporteri ia ka renditur si më poshtë:

“Pashaliman do të thotë Liman i Mirë ( e jo Limani i Pashait). Në Pashaliman nuk është gjetur asnjë deshmi pranije vendqendrimi otoman. Akuatoriumi i Bazës është artificial. Ai është gërryer me dragë dhe materiali i grryerjes është hedhur në pjesën kënetore në jug të postobllokut të KRAF -it.

Nr 105 i nëndeteses relike, është nr i dalë nga trillimi artistik i shkrimtarit IKadare (edhe varri Pashait po ashtu).

Baza nuk ishte Bazë e Traktatit të Varshavës por Baze Detare e Republikës së Shqipërisë.

Etj”, vë në dukje Mati ndërsa këshillon miqësisht Nebijajn:

“O kolegë gazetare, studioni dokumenta në Arkivin e Ushtrise, para se t’i tregoni publikut për Bazën e Pashalimanit.

Komandanti i Bazës nuk është historian. Atë pyeteni për detyrat që ka e si i kryen.

Sinqerisht, kolegu juaj Ilir Mati”.

Ndiqni videon:

Pushime on Top në Pashaliman

#PushimeOnTop zakonisht tregon sesi pushohet në #Shqipëri, por këtë herë ishte në bazën detare të Pashalimanit në #Vlorë, ku mund të njiheni me historinë, misionin dhe punën e përditshme të ushtarakëve shqiptarë edhe në këto ditë të nxehta.Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!

Gepostet von Olta Xhacka am Mittwoch, 1. August 2018