Ai është një nga këngëtarët dhe kompozitorët më të njohur në Shqipëri, i cili ka shkruar shumë këngë për artistët shqiptar që janë kthyer në hite. Bëhet fjalë për Genti Lakon, i cili po divorcohet me bashkëshorten e tij Migena Shehaj pas 13 vitesh martesë.
Sipas “Story.al” burime pranë çiftit kanë treguar se prej kohësh ata nuk jetojnë më bashkë dhe kanë nisur procedurat e divorcit, të cilat priten të përfundojnë së shpejti.
Ende nuk dihet arsyeja se përse çifti i njohur i showbiz-it ka vendosur të ndahet pas 13 vitesh, por miqtë dhe të afërmit e tyre janë shprehur të habitur pas këtij lajmi. Siç dihet Genti dhe Migena janë njohur që në “Mikrofonin e Artë” në kohën kur Migena ishte një nga organizatoret dhe Genti merrte pjesë si kompozitor.
Sipas “Story.al” dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe Migena ka nisur pushimet vetëm me dy vajzat, ndërkohë që Genti nuk është i pranishëm.