Nëse dëshironi makeup të thjeshtë e të bukur për përdita si të VIP-ave, ky është artikulli të cilin duhet ta lexoni me vëmendje.
Doni të dukeni bukur sapo dita fillon, por mendoni se të vini makeup që në mëngjes do t’ju bëjë të dukeni sikur e keni tepruar?
Ne jemi gati t’iu tregojmë se si mund të realizoni një tualet që t’iu bëjë të dukeni tepër natyrale dhe të bukura që në orët e para të ditës.
Marina Vjollca
Armina Mevlani
Lori Hoxha
Gigi Hadid
Kylie Jenner
Doni të dukeni bukur sapo dita fillon, por mendoni se të vini makeup që në mëngjes do t’ju bëjë të dukeni sikur e keni tepruar?
Ne jemi gati t’iu tregojmë se si mund të realizoni një tualet që t’iu bëjë të dukeni tepër natyrale dhe të bukura që në orët e para të ditës.
Fillimisht, sapo të zgjoheni sigurohuni të lani dhe pastroni fytyrën me produktet e rutinës suaj të përditshme.
Pasi të keni bërë këtë, ju sygjerojmë që të aplikoni në fytyrë një krem hidratues. Më e mira do të ishte të përdorni një krem mbrojtës me Spf 50. Rrezet e diellit në këtë periudhë janë shumë të forta dhe ju duhet ta mbroni fytyrën kur ekspozoheni ndaj tij. Përdorimi i këtij kremi do ta bëjë fytyrën tuaj të duket më e shëndetshme dhe e shkëlqyeshme.
Vijoni me aplikimin e një shtrese të hollë pudre në fytyrë. Ju sygjerojmë të përdorni një fondatinë të lehtë dhe jo me mbulim të plotë.
Mund të përdorni:
L’Oreal Infallible Foundation Maybelline Fit me Matte Poreless
ose çdo lloj tjetër pudre që ju mendoni se është e lehtë.
Pasi keni aplikuar fondatinën, është rradha për pak concealer. Aplikojeni në pjesën e rrathëve të syve, tek balli në qendër dhe pak tek mjekrra. Vendosni vetëm një sasi të vogël dhe sigurohuni ta përhapni mirë me një sfungjer ose furçë.
Meqënëse jemi në periudhën e verës ne ju sygjerojmë të përdorni pak pudër pluhur, në mënyrë që makeup juaj të zgjasi më shumë. Por, nëse ju dëshironi që fytyra juaj të jetë e shkëlqyeshme gjatë gjithë kohës atëherë mund të mos e përdorni. Aplikojeni këtë pudër në pjesën poshtë syve, balllit, mjekrrës dhe në pjesën e poshtme të faqeve.
Pasi kemi mbaruar dhe me këtë hap, është momenti të aplikojmë pak bronzer tek faqet dhe në pjesën e lartme të ballit. Nëse dëshironi mund të shtoni dhe një sasi të vogël highlighteri tek faqet, mjekrra, hunda dhe në cepat e syve.
Është momenti të fokusohemi tek pjesa e syve. Aplikoni pak highlighter në pjesën e poshtëme të vetullave dhe më pas lyjini vetullat tuaja me një ngjyrë të lehtë dhe shmangeni vijëzimin e fortë të tyre. Përpiquni ti mbani sa më natyrale. Mund të përdorni dhe pak xhel vetullash dhe ti krihni ato në drejtimin sipër.
Pasi kemi mbaruar me vetullat, pjesën e syve mund të zgjedhim ti mbajmë natyral dhe të thjeshtë duke përdorur vetëm rimel, ose mund të aplikojmë një ngjyrë të lehtë. Nëse dëshironi të aplikoni ngjyra, meqënëse jemi në sezonin e verës ju sygjerojmë të përdorni një nuancë portokalli të lehtë ose diçka nude.
Lori Hoxha
Mund të dëshironi të vijëzoni sytë, në këtë rast nuk ju sygjerojmë të përdorni penel, por ju sygjerojmë të aplikoni laps të zi e më pas ta përhapni me një furçë. Në këtë mënyrë krijoni një vijëzim si hije dhe pamja juaj duket më e lehtë. Në fund aplikoni rimel dhe sytë tuaj janë gati.
Për të përfunduar look-un tuaj tani ju duhet vetëm pak blush tek mollëzat dhe një laps ose shkëlqyes i lehtë tek buzët.
Tashmë jeni gati.
Chiara Ferragni
Përgatiti: AlpeGossip.al