PO “VJELIN” LEKË E SUKSES/ Bes Kallaku dhe Luana Vjollca e nisën si “prova teknike” por… (VIDEO) – AlpeGossip
PO “VJELIN” LEKË E SUKSES/ Bes Kallaku dhe Luana Vjollca e nisën si  “prova teknike” por… (VIDEO)

PO “VJELIN” LEKË E SUKSES/ Bes Kallaku dhe Luana Vjollca e nisën si “prova teknike” por… (VIDEO)

Në syrin tonë nisi si shaka, si parodi, si “prova teknike”, por si pa kuptuar muzika po kthehet në karrierë të dytë për Luanën apo Bes Kallakun.

I pari që i hyri muzikës si me të qeshur ishte aktori komik Bes Kallaku që solli njëra-pas-tjetrës trilogjinë “Katunari” (Katunari Gangsta, Eminem i Katunarëve dhe Regga Katunari). Këngë për të qeshur, për t’u tallur, por natyrisht jo për t’u dëgjuar në makinë më shumë se 30 sekonda.

Edhe pse duke mos u larguar nga talenti i tij kryesor (aktrimi në komedi), Besi gradualisht nisi të zgjidhte melodi më të bukura dhe papritur këngët e tij nuk ishin më shaka. Domethënë, edhe nëse kishin tekst “gallatë”, ato po kërceheshin në dasma si “Baftjari” dhe Besi po ftohej vetë nëpër koncerte, jo vetëm si humorist. “Skifteri i Zemrës” që Besi ja kushtoi bashkëshortes së re, Xhensila Myrtezaj u kthye në një super-hit dhe momentalisht ka kaluar 40 milionë klikime.

Besi kuptoi se ky treg ka lekë, përderisa ka kërkesa në koncerte nëpër të gjithë botën dhe nisi ta trajtonte pasionin e tij për muzikën jo më si parodi-shaka, por si një profesion të dytë të mirëfilltë. Për ta “plotësuar” këngën, duke qënë se vetë Kallaku është në një nivel mesatar rrepi, ai ka zgjedhur bashkëpunime me zëra e artistë të njohur si Klajdi Haruni, Irkenc Hyka, Ylli Baka apo Ermal Fejzullahu, duke krijuar kështu duete gati për koncerte.

Nëse Besi hyri në muzikë në stilin e tij, si humorist, Luana papritur, një ditë hyri në muzikë seriozisht. Këngët e saj ishin këngë, teksti-tekst, por sërish askush nuk e mori seriozisht sepse zëri…nuk ishte zë.

5 vjet më parë kënga e saj e parë në bashkëpunim me Elgit Dodën, “Tërbohu”, ja mbuloi “difektet” e vokalit të saj të vogël dhe u mirëprit në kuadrin e një eksperimenti të zakonshëm që prezantuesit bëjnë. Më pas ajo nxorri këngën e dytë “Askush s’do ta besojë” që edhe pse një realizim shumë i mirë, u prit me kritika dhe shumë i sugjeruan Luanës që të ndalonte së kënduari dhe t’i përkushtohej talentit të saj në prezantim. Por kjo mësymje e njerëzve bëri efektin e kundërt. Luana jo vetëm që nuk ndaloi por vijoi nga klipi në klip, me bashkëpunime me emra të njohur si Getoar, Blunt dhe Real deri tek bashkëpunimi i saj më i sukseshëm me Bujar Qamilin.Klipi “Mi dhe flakë mallit tim” numëron më shumë se 8 milionë shikime.

Me 8 klipe që mbajnë emrin e saj, Luana tashmë ka ndërtuar portofolin për koncerte dhe këtë verë më në fund duket se ka shpërthyer, me pjesëmarrje në shumë klube të njohura, si të gjithë këngëtaret e tjerë të mirëfilltë.

Njerëzit e showbizit e dinë, që në raport me prezantimin apo aktrimin në Portokalli të cilat të japin një rrogë stabël sezonale që nuk kalon të 300,000 (të reja), muzika është shumë më fitimprurëse. Ndaj ky pasion që për ne nisi si shaka, për ta po kthehet në një punë full-time.