Ju kujtohen? Sherret më të bujshme mes VIP-ave LIVE, nga: Lëri ironitë me mua, deri te… (FOTO) – AlpeGossip
Ju kujtohen? Sherret më të bujshme mes VIP-ave LIVE, nga: Lëri ironitë me mua, deri te… (FOTO)

Ju kujtohen? Sherret më të bujshme mes VIP-ave LIVE, nga: Lëri ironitë me mua, deri te… (FOTO)

Gjithmonë në të tilla spektakle ka pakënaqësi dhe debate të vogla, për një pikë apo për një vlerësim që nuk pranohet nga konkurrentët.

Sherret kanë qënë të bollshme në këtë spektakël, të mbushur me replika mes konkurrentëve dhe jurisë, të cilat herë herë kalonin edhe në debate të ashpra, si fluskat e ujit që dalin në sipërfaqe dhe shpërthejnë.

Fiori Dardha ishte një nga konkurrentet e “Dance with me” e cila ka debatuar me tone të larta me Robert Aliajn, anëtarin e jurisë.

Pas performancës së Xhenit dhe Benardit, një nga çiftet më të komentuara të “Big Brother”, Roberti ka dhënë mendimin e tij rreth performancës duke u shprehur se nuk i ka pëlqyer, nuk kanë përcjellë emocione.

Menjëherë në bisedë është futur Fiori, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Boom”, e cila është shprehur se çifti jo vetëm që përcolli emocione, por edhe dashuri. Roberti i ka kërkuar Fiorit që të mos ndërhyjë.

“Fiori, mbaj vendin tënd, mos bëj si gardiane, mediokre. Je këtu si gazetare”,- është shprehur Aliaj.

Është dashur vetëm kaq për të nisur një debat, në të cilin Fiori është shprehur se nuk lejon askënd që ta ofendojë.

“Nuk lejoj askënd të më fyejë pasi unë jam këtu sepse kam një emër. Quhem Fiori Dardha dhe emrin e kam ngritur në bazë të punës dhe aftësive si gazetare. Nuk lejoj asnjë të më shkelë aty ku s’duhet. Unë dhashë mendimin tim dhe mua më transmetuan shumë emocion. Nuk jemi balerinë profesionistë këtu”,- është shprehur Fiori.

Më vonë ka ndërhyrë Valbona Selimllari duke u kërkuar dy protagonistëve që të ruajnë qetësinë pasi janë në një emision “live”.

Më tëj jo më larg se të premten ka qënë Jul Deda ai i cili ka nisur një debat. Në fillim me balerinin Eltion dhe Rovena Stefën e më pas me Xhani Shqerrën.

Juli e kritikoi Xhanin pasi kërceu duke përtypur çëmçakëzin, por ky i fundit ja ktheu me ironi.

“Mos bëj ironi me mua”, i tha Juli i nxehur dhe duke nisur një debat mes tyre.

Por një tjetër debat i shtohet edhe çiftit Amos & Isida Mollaymeri, i cili pati pakënaqësi ndaj vlerësimit dhe kritikave të juris, kryesisht ndaj një prej antarëve, Alfred Kaçinari.

Në të vërtetë, fërkimi mes Kaçinarit dhe Isidës nisi pas një vlerësimi jo aq të mirë nga juria, balerina e njohur postoi një foto gjatë performancës, ku shihej duke kërcyer me Amosin, ndërkohë në sfond, muzikanti ishte me sy mbyllur.

“Profesori e kishte parë me vëmendje performancën” , – shkruajti Mollaymeri asokohe.

Përplasja mes të dyve arriti kulmin, ku Isida u shpreh se Alfredi është në gjumë dhe nuk ia thek fare për koreografi dhe kur Ilir Shaqiri e vlerëson, nuk ka arsye se pse kompozitori mos ta vlerësojë.

Kaçinari e kaloi fjalën e Isidës me humor, duke thënë se herën tjetër do të marrë thekëse buke, por kjo nuk e qetësoi aspak debatin, por përkundrazi, i hodhi akoma dhe më shumë benzinë zjarrit.

Një tjetër debat ishte edhe ai mes konkurrentes tjetër, Aulona Musta dhe jurisë, ku gazetarja e Thumb u shpreh se juria nuk i sheh aspak ngatërrimin e hapave që bëjnë konkurrentët tjerë.

“Juria të mos shohë gjëra të paqena tek unë. Por juria të shohë konkurrentët e tjerë kur ngatërrojnë hapat. Sepse askush nuk i sheh këto gjëra dhe nuk i thotë, nderkohe qe kapen pas vogelsirave. Çfarë? Kjo i bie që janë juri jo profesioniste?!”, – u shpreh Musta.