“Po deshe”/ Fifit i kanë kërkuar të dobësohet në këmbim të lidhjes po ajo ka tjetër kusht – AlpeGossip
“Po deshe”/ Fifit i kanë kërkuar të dobësohet në këmbim të lidhjes po ajo ka tjetër kusht

“Po deshe”/ Fifit i kanë kërkuar të dobësohet në këmbim të lidhjes po ajo ka tjetër kusht

E ftuar tek “Why Not” Fifi tregoi se meshkujt që ka ndeshur gjatë jetës së saj i kanë kërkuar të dobësohet, në këmbim të një lidhjeje. Por në një intervistë për “Pop Culture” këngëtarja sqaroi deklaratën e pak ditëve më parë. Mund t’i kenë kërkuar dhe nëse ajo do kishte dashur vërtet të ishte me dikë, mund ta kishte bërë, por s’do ta bënte kurrë.

‘Më prano siç jam ose ik,’ tha ajo, duke lënë të kuptohet se e vetmja arsye që do ta shtynte të binte në peshë do të ishte vetja. Prandaj tani është e fokusuar të kujdeset për fizikun dhe shëndetin e vet. Pas një problemi me shtyllën kurrioze Fifi iu nënshtrua dietës dhe aktivitetit fizik, ka rënë 7 kile dhe pretendon të bjerë dhe 10 të tjera.

24-vjeçarja parashikon që vitet e ardhshme do të jenë goxha të suksesshme në aspektin artistik dhe po sigurohet që të jetë në formë të shkëlqyer fizike për t’i shijuar.