E akuzuan se gënjeu fansat. Këngëtarja tregon një herë e mirë të vërtetën:Nuk kam nevojë ta qartësoj… (FOTO) – AlpeGossip
E akuzuan se gënjeu fansat. Këngëtarja tregon një herë e mirë të vërtetën:Nuk kam nevojë ta qartësoj… (FOTO)

E akuzuan se gënjeu fansat. Këngëtarja tregon një herë e mirë të vërtetën:Nuk kam nevojë ta qartësoj… (FOTO)

Rreth dy ditë më parë këngëtarja e njohur amerikane Pink njoftoi fansat e saj se i duhej të shtynte një koncert të parashikuar në Sidnei. Nëpërmjet një statusi në Twitter këngëtarja lajmëroi ndjekësit, për pamundësinë e saj për të kryer koncertin si pasojë e një gjendjeje jo të mirë shëndetësore.

Përshëndetje miqtë e mi nga Sidnei. Ndihem vërtetë ngushtë që më duhet t’ju jap këtë lajm: Shfaqja e të premtes do të shtyhet. Po shpresoja për disa ditë pushimi që do të më ndihmonin të kaloja këtë sëmundje, por mesa duket nuk më duhet aq kohë sa mendoja. I vlerësoj urimet tuaja dhe mirëkuptimin. Ju kërkoj falje!”

Kështu shkroi këngëtarja në Twitter dy ditë më parë. Ama ditën e djeshme 38- vjeçarja u fotografua teksa kalonte kohë në plazh me fëmijët e saj. Ndaj menjëherë pas publikimit të fotove shumë njerëz filluan të aludonin se këngëtarja nuk ishte vërtetë e sëmurë.

Kështu që për t’i dhënë fund këtyre aludimeve Pink ditën e djeshme ka publikuar një status në profilin e saj në Instagram.

I don’t need to clear this up, but out of respect for my fans I will attempt it. I scheduled this tour meticulously, trying to do what was best for my children, while also putting on the best and most physically demanding and beautiful show of my life. This break in Byron has been scheduled since 2017, as a way to get outside the hotel and the winter and have some time with my children. I’ve already been sick twice (kids as well)on this Australian tour, but the first time we got sick, I was able to push through. This time, what these parasite paparazzi don’t show you, is two doctor visits in Byron on two consecutive days, antibiotics, steroids, Vick’s, nose spray, throat spray, more steroids, NyQuil, a screaming baby in the middle of the night, every night, while mama gives him warm baths and tells her daughter everything is fine. You can think whatever you want, it’s your right, but I have never taken advantage of any one in my entire life. I have never fucked off while disrespecting hard working people who spend money to come see me play. I have never phoned in a single tour, I have an impeccable record for not cancelling. I mother with everything I have whilst handling all the rest. The snark in this is unbelievable and makes me long for a nicer world. I’m doing the absolute best I can, and you can believe it or not. What they don’t show you in this picture is me drinking water and lying down while my friends try to entertain my 7 year old who is asking me why these creepy men are surrounding us and pacing back and forth and taking pictures of her every move. I will see everyone tomorrow whether I’m better or not, and the postponed show will be rescheduled. As I said, I’m sorry to the real fans who this situation has affected. Onwards and upwards.

A post shared by P!NK (@pink) on

“Nuk kam nevojë ta qartësoj gjithë këtë, por për respekt të fansave të mi do ta bëj. Unë e parashikova këtë tur me shumë kujdes, duke u përpjekur të bëja çfarë ishte më e mira për fëmijët e mi, duke dhënë më të mirën time gjithashtu në shfaqjen më impenjative dhe të bukur të jetës. Ky pushim në Byron është parashikuar që në 2017, si një mënyrë për të dalë jashtë hotelit dhe dimrit për të kaluar ca kohë me fëmijët e mi. Unë jam sëmurur dy herë ( bashkë me fëmijët) gjatë këtij turi në Australi, por herën e parë që u sëmura, pata fuqi për të vazhduar. Këtë herë çfarë këta paparaci parazitarë nuk ju tregojnë ju, janë dy vizitat e doktorëve në dy ditë të ndryshme, antibiotikët, sprucuesit nazalë, sprucuesit e fytit, një bebe që qante në mes të natës çdo natë ndërkohë që e ëma i bënte banja me ujë të ngrohtë dhe i thoshte vajzës së saj se çdo gjë është mirë. Ju mund të mendoni çfarë të doni, është e drejta juaj, por unë kurrë nuk jam përpjekur t’ja hedh dikujt gjithë jetën time. Kurrë nuk jam treguar e pandjeshme ndaj njerëzve që punojnë dhe shpenzojnë para për të më parë mua në shfaqje. Unë kurrë nuk kam bërë një telefonatë të vetme gjatë tureve të mi, unë kam një zakon për të mos anulluar.

Po bëj të pamundurën, besojeni ose jo. Ata nuk më tregojnë në foto mua duke pirë ujë dhe duke pushuar ndërkohë që miqtë e mi përpiqeshin të argëtonin 7- vjeçaren time ndërkohë që më pyeste përse këta burra të frikshëm na kanë rrethuar dhe po na bëjnë foto në çdo lëvizje.

Do t’i shoh të gjithë nesër edhe sikur të jem edhe sikur të mos jem mirë, dhe shfaqja e shtyrë do të planifikohet sërish. Siç thashë, më vjen keq për fansat e vërtetë që janë prekur nga kjo situatë.

Pavarësisht uljeve dhe ngritjeve.”

Kështu e ka shpjeguar Pink gjithë këtë situatë, që mesa duket e ka lënduar jo pak këngataren e famshme.