S’DO TË AKTROJË MË KURRË/ Mila Kunis ASNJËHERË më bashkë në ekran me Ashton Kutcher – AlpeGossip
S’DO TË AKTROJË MË KURRË/ Mila Kunis ASNJËHERË më bashkë në ekran me Ashton Kutcher

S’DO TË AKTROJË MË KURRË/ Mila Kunis ASNJËHERË më bashkë në ekran me Ashton Kutcher

Kur Mila Kunis dhe Ashton Kutcher luajtën rolet e dy të dashuruarve në “That ‘70s Show”, askush s’e parashikoi se do të martoheshin vite më vonë dhe do të bënin dy fëmijë bashkë, por ja ku jemi. Njëzetë vite më vonë, Mila dhe Ashton janë bashkë në jetë, por s’do të jenë kurrë më bashkë në ekran. Mila tha që kjo s’ka mundësi të ndodhë.

Në një intervistë me Sunday Today, Mila tha se “s’ka për të ndodhur”

Ndoshta ngjan pak e ashpër sepse janë të dy aktorë të zotët, por Mila-s i duket shumë e sikletshme.

“S’do e shoh dot në sy pa menduar ‘ç’dreqin po bën ashtu?’ Do të ishte shumë e çuditshme, jo.”

Në fjalë të tjera, ajo thotë se arsyeja kryesore pse s’do të aktronte më kurrë me të shoqin është sepse e dallon kur ai aktron dhe ai e dallon kur ajo aktron. Dhe kjo, është shumë shpërqëndruese.

“Po bënim një skenë bashkë dhe e kuptova që po aktronte, e kuptoni ç’dua të them. E kap në ajër. Ai më pa dhe u habit nga fytyra që po bëja. Aty vendosa që kjo s’bëhet. S’aktrojmë dot bashkë.”