Kajan ka afërsisht një muaj që ka ardhur në jetë, por duket se mami Ajola Xoxa ka ende mall për ditët e pritjes së ëmbël. Mbrëmjen e sotme, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, publikoi në profilin e saj në “Instagram” një foto të adhurueshme ku shfaqet katër ditë përpara se të vinte në jetë fëmija i saj i parë.
Me duart tek barku i rrumbullakosur, Ajola shfaqet e buzëqeshur, e veshur me një fustan në ngjyrë bojëqielli dhe duket shumë e ëmbël.
“4 tetor 2018”: shkruan Ajola krahas fotos