Të gjithë shohim ëndrra duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ky është kuptimi i tyre - AlpeGossip
Të gjithë shohim ëndrra duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ky është kuptimi i tyre

Të gjithë shohim ëndrra duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ky është kuptimi i tyre

Nuk ka rëndësi nëse je single, në një lidhje, apo edhe e martuar: Të shohin ëndrra me seks, madje ka nga ata që janë edhe me fat dhe përjetojnë orgazmën në gjumë.

Por çfarë kuptimi ka kur sheh veten duke kryer marrëdhënie seksuale në gjumë?

“Cosmopolitan” ka kontaktuar me psikoterapisten Hilda Burke, e cila shpjegon se ëndrrat e seksit ka raste që nuk kanë të bëjnë fare me seksin dhe është një mënyrë për të zbuluar të tjera emocione.

Seks me shefin

Nëse shikon në ëndërr duke kryer marrëdhënie seksuale me shefin (Ëndërr është fundja fundit, nuk e kontrollon dot), Hilda tregon se je një person që mendon shumë për karrierën tëndë. Madje, thellë brenda veten e sheh si një mundësi sadopak të vogël për të ngjitur shkallët e karrierës tënde.

Sex me dikë që i përket të shkuarës

Kujdes! Sipas Hildës, ky person është një pjesë e rëndësishme e juaja dhe e keni shumë të vështirë ta harroni. Pra, edhe përse jeta juaj ka marrë rrjedhën e saj, mendja dhe e pavetëdijshmja shkon atje, tek ai/ajo.

Seks me një person të famshëm

Kur sheh në ëndërr se po kryen marrëdhënie seksuale me një person të famshëm, tregon se ti ëndërron perfekten në një lidhje.

“Askush nuk e njeh idhullin e tij me të këqiat. Ndaj instiktivisht, e sheh veten në një lidhje me një person perfekt, i mirë, i ëmbël dhe shumë ambicioz” – tha ajo.

Seks me dikë tjetër dhe jo me partnerin

Kur sheh në ëndërr se po tradhëton partnerin nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk je e lumtur në këtë lidhje, apo nuk e dashuron atë. Por në rastet, kur shihni në ëndërr atë djalin/vajzën që është i paparë në palestër, atëherë duhet ta sqaroni mirë këtë histori, sepse po ju flet e pavetëdijshmja.

Seks me një person të së njëjtës gjini

Edhe përse nuk jeni të tërhequr seksualisht, nga persona të së njëjtës gjini, Hilda shpjegon se duhet ta studioni mirë këtë histori dhe se çfarë përfaqëson për ju ai person. Pra, nëse shihni shefen femër, atëherë adhuroni pjesë të karakterit të saj si pavarësia, suksesi dhe inteligjenca, të cilat aspironi t’i keni edhe ju.