PO JU E KISHIT DALLUAR KËTË FIKSIM TË MARINËS? Mund të kthehet edhe në preferencën tuaj këtë pranverë – AlpeGossip
PO JU E KISHIT DALLUAR KËTË FIKSIM TË MARINËS? Mund të kthehet edhe në preferencën tuaj këtë pranverë

PO JU E KISHIT DALLUAR KËTË FIKSIM TË MARINËS? Mund të kthehet edhe në preferencën tuaj këtë pranverë

Marina Vjollca është një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar. Emri i saj është lakuar gjithmonë si një nga moderatoret më tërheqëse në vendin tonë. Ajo publikon shpesh herë në ‘Instagram’ foto nga pushimet e saj, ku duket gjithmonë shumë në formë.

Nëse do të shihni me vëmendje fotot e saj, do të kuptoni se dy ngjyrat që e shoqërojnë gjithmonë Marinën, janë e kuqja dhe lejlaja.

 

 

Në shumë kombinime që Vjollca bën, ajo zgjedh që ‘look-un’ e saj ta plotësojë duke lyer buzët në këto dy ngjyra.

 

 

Duhet ta pranojmë se ajo duket gjithmonë shumë bukur në këto nuanca.

Kujtojmë se Marina ka treguar se shumë shpejt do të shfaqet në televizion me një projekt të ri të sajin, duke i dhënë kështu fund pritjes së gjatë të fansave të saj.