Pasi e TALLËN në rrjete sociale, Fero tregon a ka vuajtur nga BULLIZMI – AlpeGossip
Pasi e TALLËN në rrjete sociale, Fero tregon a ka vuajtur nga BULLIZMI

Pasi e TALLËN në rrjete sociale, Fero tregon a ka vuajtur nga BULLIZMI

Shpesh herë deklaron se është më i miri dhe ka ardhur koha e tij. Reperi Fero është gjendur para një pyetje që e bëri të kthehet pas në fëmijërinë e tij.

Në intervistën e tij për “Why Not” nga Roza Lati, Fero ka treguar nëse të mëdhenjtë e kanë ngacmuar duke i bërë bullizëm.

“Jo, askush nuk më ka bërë bullizëm mua. Të të tregoj nga e kaluara ime, unë kam qenë gjithmonë i vogël, flija me topin e basketbollit, jam zgjuar dhe kam ecur. Derisa e kam marrë me vete në shkollë topin e basketbollit. Gjatë kohës, kur i kisha 11-12 vjec dhe shkoja për të luajtur, shumica e djemve të rrezikshëm, të mëdhenj më donin mua. Kështu që kam qenë para gjeneratës time. Mua bulling nuk më ka bërë asnjë”, u shpreh ylli i hitit Gang Gang.