Këtë të shtunë Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Këngëtarja ka folur mbi ngjarjet e saj të fundit nga jeta profesionale dhe ajo private.
Pak ditë më parë ajo ka publikuar klipin “N’errësirë” i cili deri tani ka patur një impakt të mirë tek publiku. Në një kohë që fansat më së shumti e shprehin vlerësimin për punën e Jonidës në rrjete sociale, dy moderatoret e kanë pyetur këngëtaren se çfarë mendon Dani, djali i saj kur sheh mamin në televizor.
“Djali im e ka bezdi kur më shikon në televizor. Mbyll televizorin ose kërkon kukullat e veta. Mundohet që të marrë vëmendjen time live se sa të shoh mua në ekran. “,- është shprehur kngëtarja.
Duket se djali I Jonidës preferon që më së shumti të ketë ai vëmendjen e maimit dhe jo ta ndjeki atë në daljet e saj publike.