Pritjes po i vjen fundi! Fillon Big Brother VIP, zbulohen të famshmit që do futen në shtëpi (VIDEO) – AlpeGossip
Pritjes po i vjen fundi! Fillon Big Brother VIP, zbulohen të famshmit që do futen në shtëpi (VIDEO)

Pritjes po i vjen fundi! Fillon Big Brother VIP, zbulohen të famshmit që do futen në shtëpi (VIDEO)

Në muajin janar të këtij viti, dolën lajmet se “Big Brother” do të rikthehej me një version VIP dhe zërat u vërtetuan kur Top Channel publikoi videon promovuese të spektaklit.

Mirëpo prej 4 muajsh “Big Brother VIP” sikur u harrua, çka bëri që të përflitet se është anuluar.

Burime të “IMAlbania.com” bëjnë të ditur se spektakli do fillojë së shpejti dhe është i konfirmuar tashmë si pjesë e programeve të sezonit të ardhshëm televiziv.

U tha se në shtëpinë e famshme do futen banorë të edicioneve të kaluara që janë kthyer në VIP, por në të vërtet në “Big Brother VIP” do futen të famshëm që i shohim përditë në televizion dhe rrjete sociale.

Përgatitjet kanë filluar, por data se kur nis spektakli nuk është zbuluar ende.

Ndërkohë sa i përket prezantimit, thuhet se “Big Brother VIP” do ta drejtojë Ledion Liço.