PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Saimiri skena të nxehta me Generdën, ç’ndodhi në dhomën e masazhit (VIDEO) – AlpeGossip
PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Saimiri skena të nxehta me Generdën, ç’ndodhi në dhomën e masazhit (VIDEO)

PUTHJE DHE PËRQAFIME/ Saimiri skena të nxehta me Generdën, ç’ndodhi në dhomën e masazhit (VIDEO)

Saimiri kishte zgjedhur Generdën për takimin e rradhës. Takimi i tyre u zhvillua në një qendër estetike, ku  përveç masazhit nuk munguan puthjet, përkëdheljet dhe skenat e nxehta.

Saimiri: Generda, ndoshta je çuditur pak me ftesën sot, doja të bënim një takim pak më ndryshe bashkë.

Generda: Edhe unë i kam shumë qejf këto trajtimet, masazhet, shpresoj që ta shijojmë bashkë. Do kisha dëshirë të qartësoja pak idetë e mia sot, sepse ti je një djalë shumë elegant, i respektuar, por nuk kam arritur të kuptoj se ku ka arritur Generda tek Saimiri.

Saimiri: Të them të drejtën edhe unë jam në një pozitë shumë të vështirë, por sot kam ardhur për relaks, të qetësohemi, që të kemi biseda të ëmbla.

Generda: Do relaksohemi pasi të relaksohet edhe mendja.

Saimiri: Ta them sinqerisht që më ke munguar!

Generda: Edhe ti më ke munguar shumë por ti u ke thënë edhe vajzave të tjera që të kanë munguar. Çfarë të ka munguar nga Generda?

Saimiri: Tipi, karakteri yt, që kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Me ty mund të bëj një bisedë gjithë ditën dhe nuk mërzitem. Unë sot me qejf e kisha që të më bëje ti masazh, por thash mos të të vë në siklet dhe u thashë këtyre vajzave.

Generda: Masazhin unë nuk ta bëj para kamerave. Më zgjidh ti mua, që të të bëj masazh çdo ditë. Nga ana ime ta kesh të sigurt që pëlqimet vijnë edhe rriten. Por mos e lëndo Generdën.

Saimiri: Jo, s’do e bëj kurrë! Ti çfarë mendimi ke për rrugëtimin tonë?

Generda: Që në takim të parë, flas për veten, ndjeva një kimi mes nesh. Unë u kënaqa shumë sot, ishte një takim i veçantë për mua, pak ndryshe. U relaksuam dhe në të njëjtën kohë u përgjigje disa pyetjeve që i kam pasur me pikëpyetje.

Saimiri: Uroj që të kalojmë sa më bukur bashkë.