“KUR U NJOHËM ISHIM TË VEGJËL”/ Pas dedikimit të Stresit reagon Keisi: Nga rinia der në pleqni, sido… – AlpeGossip
“KUR U NJOHËM ISHIM TË VEGJËL”/ Pas dedikimit të Stresit reagon Keisi: Nga rinia der në pleqni, sido…

“KUR U NJOHËM ISHIM TË VEGJËL”/ Pas dedikimit të Stresit reagon Keisi: Nga rinia der në pleqni, sido…

Ditën e sotme Stresi ka ndarë një foto shumë të ëmbël me Keisin dhe ka treguar se sa shumë sfida kanë kaluar me njëri-tjetrin gjatë lidhjes. Ai ka publikuar një foto, në të cilën të dy duken si fëmijë për shkak të një efekti të “Snapchat”.

Reperi shprehet se ata kanë pasur shumë kundërshtarë dhe njerëz që kanë dashur t’ju bëjnë keq, por gjithmonë kanë qëndruar të fortë bashkë e sot janë më shumë se partnerë, janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit.

“Kur u njohëm ishim të vegjël, kaluam sfida kaluam çdo gjë, kaluam njerëz të lig, kundërshtarë por në fund këta se dinë që jemi shokë të ngushtë!”, shkruan Stresi.

E sigurisht nuk mund të mungonte as një reagim nga ana e Keisit, e cila ka rishpërndarë në Instastory postimin e reperit duke e shoqëruar me fjalë edhe më të ëmbla.

Nga rinia der në pleqni, sido tvij jeta je me të vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime!

Na ngohën zemrat këto fjalë.

Stresi dhe Keisi kanë qenë gjatë gjithë verës në qendër të vëmendjes, pasi mediat aluduan për një ndarje të mundshme mes tyre. Megjithatë, i ftuar në “Shiko kush luan”, Stresi i hodhi poshtë të gjitha zërat, duke thënë se janë ende bashkë.

Ai madje tregoi disa ditë pas kësaj interviste se në planet e tyre paska qenë edhe dasma, por për shkak të pandemisë e kanë lënë për një moment të dytë. Ndër të tjera, reperi bëri edhe deklaratën më romantike të mundshme duke thënë se është shumë me fat që ka Keisin në krahë dhe se është shumë e vështirë të gjesh një vajzë si ajo.