“KEMI NJË MARRËDHËNIE…”/ Fifi zbulon çfarë këshille do merrte nga Adrola Dushi – AlpeGossip
“KEMI NJË MARRËDHËNIE…”/ Fifi zbulon çfarë këshille do merrte nga Adrola Dushi

“KEMI NJË MARRËDHËNIE…”/ Fifi zbulon çfarë këshille do merrte nga Adrola Dushi

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj private.

Në një moment, Fifi është pyetur edhe në lidhje me raportin që ka me ish-partneren e Adisit, Adrola Dushit.

“Kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Është një super gocë, është fantastike edhe si nënë, edhe si femër. Është një nënë shumë e denjë dhe pse jo do i kisha marrë këshilla për çunin”, është përgjigjur Fifi.

Siç e dimë, artistja është prej dy vitesh është në një lidhje dashurie me Adis Patushin, ku ky i fundit ka një djalë me Adrolën. Romanca mes Fifit dhe Adisit filloi vite më vonë, ku ndarja mes Adrolës dhe Adisit kishte kohë që kishte përfunduar.

Fifi duket se gëzon respekt të plotë për modelen dhe jo vetëm. Disa muaj më parë ajo është pyetur në një emision edhe për marrëdhënien që ka me Troin, djalin e ish-çiftit dhe këngëtarja është përgjigjur se e ka të shenjtë marrëdhënien me të dhe nuk do të donte ta fliste publikisht.