PRANOI QË ËSHTË I DASHURUAR/ Bruno zbulon kush ia ka marrë zemrën – AlpeGossip
PRANOI QË ËSHTË I DASHURUAR/ Bruno zbulon kush ia ka marrë zemrën

PRANOI QË ËSHTË I DASHURUAR/ Bruno zbulon kush ia ka marrë zemrën

I ftuar pak javë më parë në “Klanifornia”, kur Marina e pyeti nëse i rreh zemra për ndonjërën, Bruno pranoi se është i dashuruar, por pa zbuluar më shumë. Kaq u deshte që të gjithë të bëheshim kurioz se kush është vajza që i ka marrë zemrën këngëtarit.

Së fundmi në një intervistë për “Prive”, kur u pyet nëse është në një lidhje dashurie, Bruno tha se ka qenë dhe do jetë gjithmonë në një lidhje dashurie duke zbuluar se zemrën ia ka marrë muzika.

“Kam qenë gjithmonë në lidhje dashurie me muzikën dhe vazhdoj të jem”, u shpreh Bruno.

Kujtojmë që kohë më parë Bruno ka qenë në një lidhje dashurie me aktoren kosovare, Arta Nitajn, lidhje e cila përfundoi.