U SHPREH SE KISHTE NJË LAJM/ Fansat janë të bindur se ajo është shtatzënë, flet Hueyda El Saied (FOTO) - AlpeGossip
U SHPREH SE KISHTE NJË LAJM/ Fansat janë të bindur se ajo është shtatzënë, flet Hueyda El Saied (FOTO)

U SHPREH SE KISHTE NJË LAJM/ Fansat janë të bindur se ajo është shtatzënë, flet Hueyda El Saied (FOTO)

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied prej kohësh jeton në Luksemburg ku ka ndërtuar jetën e saj dhe punon në një bankë, por vazhdon të mbetet e komentuar në mediat shqiptare.

Mbrëmjen e djeshme Hueyda postoi në Instastory një video ku shfaqej duke trokitur gotat e shampanjës me një mikeshën e saj dhe shprehej se kishte një lajm.

Pas këtij postimi, artistja ka marrë shumë mesazhe nga fansat të cilët mendonin se ajo është shtatzënë.

Për tu sqaruar Hueyda ka postuar disa video në Instastory ku shprehet se ajo nuk është shtatzënë dhe nëse do të ishte, nuk do pinte shampanjë.

“Doja t’i përgjigjesha të gjithë atyre mesazheve që më keni dërguar në lidhje me atë gotën e shampanjës që po trokisja me mikeshën time. Nuk jam shtatzënë sepse po të isha nuk do pija shampanjën e para punës. Po festonim sepse mikesha ime u bë zv.presidente në bankën ku unë punoj”, u shpreh Hueyda.