ÇFARË EMOCIONESH/ Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë dhe nuk e fsheh dot gëzimin – AlpeGossip
ÇFARË EMOCIONESH/ Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë dhe nuk e fsheh dot gëzimin

ÇFARË EMOCIONESH/ Moderatori shqiptar bëhet baba për herë të parë dhe nuk e fsheh dot gëzimin

Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë.

Moderatori i njohur nga Kosova ka dhënë pak minuta më parë lajmin e bukur përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

Në shtator të 2017-s Labinot Gashi, i dha fund beqarisë duke u martuar me Qëndresën dhe çifti njoftoi pak muaj më parë se ishte në pritje të fëmijës së parë.

Dhe ja dita kur ata u bënë prindër erdhi dhe Labi duket më i lumtur se kurrë që ka marrë titullin “baba”.

Labi shfaqet duke puthur vajzën e vogël, ndërsa nuk mungojnë edhe fjalët prekëse që Labi ka zgjedhur për të voglën.

“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë.

Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të kësaj bote.

Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam.

Unë mezi s’po pres me e kalu jetën bashkë. Faleminderit Zot!”, shkruan ai

I urojmë vogëlushes jetë të gjatë e të lumtur!