Janë të shumtë djemtë e lidhur fort me nënën, por jo të gjithë flasin hapur për marrëdhënien e ngushtë që mbetet me të edhe kur mosha kalon. Fideli, gjatë intervistës tek Rudina mori një video mesazh nga e ëma dhe pas fjalëve të saj mezi i përmbajti lotët.
“Fideli është i kujdesur. Është djalë i mirë, bën mirë për mua për motrat. Ka krijuar një rehati për mua sa që them unë jam plakë tani. Ka një nuse shumë të mirë. Kemi 30 vjet bashkë s`jemi zënë kurrë. Kur Fideli del unë rri e pres zgjuar. Për mua mbetet i vogël. Rrallë ka djem si Fideli”, tha nëna e tij.
E pasi u kthyen në studio, Fideli tha me sytë me lot: “Nuk fle po s`i mora pak erë nënës sime”.
“Nëna dhe familja janë shumë të rëndësishme për mua. Sa që kur u dashurova me gruan në vit të tretë në gjimnaz thosha: A do ta dojë nënën time, motrat? Po ajo është shumë e mirë. Edhe nëna ime ka ditur t’i bëjë vendin kujtdo. Vjehrrën e ka patur grua të ftohtë të ashpër dhe e bëri për vete. Kurse gruaja ime ne nënën, me motrat, me asksënd ska patur probleme. Jemi një familje e madhe, kur flas për këtë temë prekem”, tregoi ai.
Ndërkohë që bashkëshortja dhe fëmijët, Devi dhe Pegi jetojnë në Amerikë. Devi ka hyrë në botën e muzikës në Amerikë dhe e ka nisur tashmë karrierën.