Larg rrjeteve sociale por momentet me familjen Era i ndan me të gjithë (FOTO) – AlpeGossip
Larg rrjeteve sociale por momentet me familjen Era i ndan me të gjithë (FOTO)

Larg rrjeteve sociale por momentet me familjen Era i ndan me të gjithë (FOTO)

Kohët e fundit Era Istrefi ka preferuar të qëndrojë larg rrjeteve sociale. Këngëtarja ka treguar se dëshiron të fokusohet në gjërat që e bëjnë të lumtur. Duket se ajo ka vendosur t’i dedikojë më shumë kohë familjes së saj. Këtë fundjavë Era po e kalon përkrah personave të zemrës, nënës dhe vëllait të vogël.

Siç kuptohet nga videot e publikuara duket se ata do të nisen drejt një udhëtimi të tre së bashku. Era duket shumë e kënaqur që ndodhet pranë tyre dhe nuk ka ngurruar që disa çaste t’i ndajë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’.

Përveç kësaj, ajo që bie shumë në sy është stili mjaft i veçantë i vëllait të Erës, Bledit. Në fakt duke parë dhe të motrat, kuptohet se këtë gjë fëmijët e familjes Istrefi duhet ta kenë në gen.