SURPRIZA E RADHËS/ Pas Miley Cyrus, një tjetër këngëtar i njohur në “Sunny Hill Festival” (FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA E RADHËS/ Pas Miley Cyrus, një tjetër këngëtar i njohur në “Sunny Hill Festival” (FOTO)

SURPRIZA E RADHËS/ Pas Miley Cyrus, një tjetër këngëtar i njohur në “Sunny Hill Festival” (FOTO)

Në muajin gusht në Kosovë do të mbahet festivali “Sunny Hill Festival” që organizohet nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. Dy ditë më parë Dua zbuloi se pjesë e festivalit do të jetë edhe këngëtarja Miley Cyrus. Ajo publikoi një video të këngëtares teksa shprehej: “Do të shkojmë në Kosovë me mbretëreshën e Kosovës, Dua”.

Pjesë e këtij festivali do të jetë edhe këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku, Ylli Limani. “Mos mungoni në ‘Sunny Hill Festival”, mezi po pres”, shkruan Ylli.

Në këtë festival do të këndojnë edhe reperi Gashi, këngëtarja Njomza dhe Dj me famë botërore Calvin Harris.