Në puntatën e rradhës të “Doktor Plastik” do të jetë një personazh shumë i njohur për publikun, Ermela Mezuraj, fituesja e “Big Brother 4”. Ermela tregoi se ka shumë dëshirë të zmadhojë gjoksin dhe ka vendosur ta bëjë këtë ndërhyrje me vullnet të plotë.
“Në Doktor Plastik jam për të bërë zmadhim tëgjoksit, me dëshirën time më të madhe, me vullnetin tim të plotë. Kam dëshiruar gjithmonë që ta kisha më të madh, por mami më thoshte nëse ha shumë dhe shëndoshesh, të rritet vetë gjoksi”, u shpreh Ermela në promon e emisionit.
Më shumë na mbetet të zbulojmë nesër në 23:30 në TV Klan me “Doktor Plastik”.