6 ushqimet të cilat keni menduar se kanë pak kripë por është e kundërta – AlpeGossip
6 ushqimet të cilat keni menduar se kanë pak kripë por është e kundërta

6 ushqimet të cilat keni menduar se kanë pak kripë por është e kundërta

Ka disa ushqime të cilat ne i cilësojmë si më me pak kripë. P.sh zgjedhim gjizën në vend të djathit si një ushqim që ka të njëjtat vlera por më pak kripë. Por shpesh bëjmë gabime dhe jo aq të vogla. Këto ushqime më poshtë kanë sasi të mëdha kripe dhe nuk e keni ditur deri tani:  Gjiza: është e mbushur me proteina dhe kalcium. Por në qoftë se ju jeni duke synuar të ulni natriumin tuaj, ju duhet ta evitoni këtë ushqim pasi bën pjesë tek ato ushqime që janë të pasura me natriumi.Për një zëvendësues të shijshëm, provoni kos grek. Ju do të merrni më shumë proteina, kalcium, vitaminë D.

Tërshëra: zgjidhja më e mirë sidomos në dimër por edhe në verë. Me pak fruta ajo bëhet pjata e preferuar e gjithsecilit. Por që mos të ketë shumë përmbajtje natriumi do të ishte mirë ta përzienit me kanelle, manaferra dhe kos.

Pijet energjike të palestrës: Edhe pas një seance të rëndë në palestër, ndoshta nuk keni nevojë për një pije sportive për të zëvendësuar kripën e harxhuar. “Këto pije janë krijuar për trajnimin e atletëve në një nivel të lartë për një periudhë të gjatë”, thotë Alysha Coughler,nga buildmybodybeautiful.com. Uji mjafton për t’ju mbajtur në normën e duhur të energjive të harxhuara.

Hamburger vegjetarian: Dieta vegjetariane ose vegane është e njohur për të qenë jashtëzakonisht e shëndetshme, kështu që mund të tronditeni kur të kuptoni se një hamburger vegjetarian mund të jetë një ushqim i lartë në kripë. “Shumë zëvendësues të mishit kanë një sasi shuam të lartë kripe.

Salca e makaronave: Përbërësit e salcës së makaronave – domate, qepë, speca, hudhra dhe erëza – duken shumë të shëndetshme, por shumica e varieteteve të blera kanë sasi të madhe të natriumit.