Këngëtarja e njohur dhe së fundmi prezantuesja e programit të emisionit të mbasdites në Vizion plus Evi Reçi ishte e thirrur së fundmi në emisionin ‘Rreze dielli’.
Duke qënë se më parë këngëtarja ka jetuar në më shumë jashtë sesa në Shqipëri ajo tregoi për vështirsitë dhe sfidat për fllimet në një shtet të ri.
Por siç dhe duket familja e saj dhe vetë Evi i është përshtatur mjaft mirë kulturës dhe shoqërinë e shteteve ku kanë jetuar.
Mamaja e Evit punonte si mësuese violinçeli në një shkollë greke dhe kjo ka qenë disi e pazakontë për realitetin e emigrantëve të asaj kohe:
“Greqia… ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violinçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshe imazhi i shqiptarëve në atë kohë”.
Për realitetin e emigrantëve atë kohë, një shqiptare që punonte si mësuese muzike ishte tepër e çuditshme!