E PAZAKONTË/ Aktorët dhe publiku shfaqen nudo në teatër (FOTO) – AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Aktorët dhe publiku shfaqen nudo në teatër (FOTO)

E PAZAKONTË/ Aktorët dhe publiku shfaqen nudo në teatër (FOTO)

Për aktorët thuhet shpesh që duhet të lënë shpirtin në skenë.
Por një kast aktorësh të një shfaqjeje në Francë shkoi një hap më tej, duke dhuruar një performancë të pazakontë.

Performanca “Nu et Approuvé”, ose “Nudo dhe të pranuar” u vu në skenë të dielën në teatrin “Palais des Glaces” në Paris.

I gjithë publiku, sikundër dhe trupa e aktorëve, u shfaqën të zhveshur gjatë performancës. Kërkesa u bë edhe më e frikshme nga fakti se temperaturat në Paris zbritën nën zero të dielën.

Për guximtarët që u pushtuan nga të dridhurat, shfaqja u vlerësua si një përvojë e suksesshme, ndërkohë që u prit krahëhapur edhe nga komuniteti nudist në Francë.

“S’ka mënyrë më të mirë për të qeshur, se sa të qeshësh duke qenë nudo”, tha Cédric Amato, kreu i një grupi natyrist në Paris, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Kjo është po aq një mënyrë për të folur rreth nevojave dhe mënyrës sonë të jetesës”, shtoi ai, duke theksuar se: “Kemi nevojë të thyejmë normat sociale për të qenë vetvetja në një vend si ky, dhe për të kaluar mirë”.