“GJUHA E TRUPIT”/ Ja çfarë tregon mënyra si flini për lidhjen tuaj – AlpeGossip
“GJUHA E TRUPIT”/ Ja çfarë tregon mënyra si flini për lidhjen tuaj

“GJUHA E TRUPIT”/ Ja çfarë tregon mënyra si flini për lidhjen tuaj

Gjuha e trupit thotë të vërteta që ne me zë të lartë ndoshta s’do t’i thoshim kurrë. Fjalët mund të na gënjejnë, por  gjestet dhe për më tepër ato instiktivet, jo. E keni menduar ndonjëherë se mënyra se si flini thotë shumë për marrëdhënien tuaj?

Përshembull nëse flini duke i kthyer shpinën njëri-tjetrit, është një sinjal që tregon se intimiteti juaj ka probleme. Një pozicion i tillë, tregon se po përpiqeni të shmangni në heshtje diçka që s’ju pëlqen, në vend që ta diskutoni atë hapur me partnerin tuaj.

Çdo lidhje ka nevojën e saj për hapsirë, por një tjetër tregues që flet për marrëdhënien tuaj në çift është gjithashtu largësia që mbani ju nga i dashuri. Nëse është gjithmonë ai që tenton të flejë i përqafuar me ju dhe ju i largoheni gjithnjë  e më tepër duke i kthyer shpinën diçka s’shkon. Po përpiqeni të shmangni prekjet  dhe seksin me të.

Sipas studiuesëve, e mesmja edhe këtu është gjithmonë e artë. Është krejt normale që ka momente kur secili do pavarësinë dhe komoditetin e tij, por nëse kjo ndërthuret me gjeste trupore që i thonë diçka partnerit/es, qetësohuni, gjithçka po shkon më së miri.

Ju flini duke mos u prekur fare me njëri-tjetrin, por siguroheni të takoni këmbët. Kjo përkthehet: “Kam nevojë për vëmendje!” Këmbët mbahen si gjymtyrët më të ndershëm të gjithë trupit dhe veprojnë pa kontrrollin e trurit. Nëse partneri juaj vendos këmbët kështu gjatë natës, do të thotë se ka nevojë për përkushtimin tuaj fizik apo emocional.

Pozicioni: “Fuqinë e ka ai!” Ti strukesh në krahërorin e tij dhe me shumë gjasa, këtë lidhje e drejton partneri. Hera herës ti varesh prej tij dhe nuk kundërshton çdo vendim që ai merr.