JENI KURIOZ! Ja cilat janë llojet më të njohura të shpirtrave dhe fantazmave – AlpeGossip
JENI KURIOZ! Ja cilat janë llojet më të njohura të shpirtrave dhe fantazmave

JENI KURIOZ! Ja cilat janë llojet më të njohura të shpirtrave dhe fantazmave

Shumë prej nesh kanë ndjesinë e të parit hije apo forma të çuditshme në cepin më të skajshëm të rrezes së shikimit, ndjesi që zhduket në momentin kur kthejmë kokën.

Nëse do ta marrim për të mirëqenë faktin se bëhet fjalë për diçka paranormale, ekspertë të fushës rendisin disa nga llojet më të zakonshem të shpirtrave dhe fantazmave me të cilat biem në kontakt.

Personaliteti interaktiv

Përgjithësisht fantazmat u përkasin njerëzve të vdekur, dikujt që e njihni, një anëtar i familjes apo edhe një figurë historike. Ato mund të jenë miqësore ose jo, si dhe shfaqen në mënyra të ndryshme. Mund të jenë të dukshme, mund të flasin apo bëjnë zhurmë, prekin ose lëshojnë tym. Ekspertët thonë se kjo lloj fantazme ruan personalitetin e mëparshëm, pra atë që kishte kur ishte gjallë si dhe mund të ndjejë emocione. Përgjithësisht këto fantazma ju vizitojnë për t’ju ngushëlluar ose për t’ju bërë të ditur diçka me rëndësi.

Ektoplazma

Keni vënë re ndonjë mjegull që mbin aty pranë jush si nga hiçi? Nëse po, mund të keni qenë dëshmitarë të një mjegulle shpirtërore. Kjo re e dendur qëndron pezull, mund të lëvizë me shpejtësi ose qëndrojë në vend. Të tilla mjegulla janë kapur në shumë video apo fotografi dhe janë gri, të bardha ose të zeza. Shumë njerëz i kanë parë në varreza, fusha beteja apo vende historike.

Poltergeist- i

Në këtë rast kemi të bëjmë me “fantazmat e zhurmshme” të cilat lëvizin, trokasin, hapin dollape, etj. Kjo është një nga format më të rralla, por dhe më e tmerrshmja ama. Zjarre që shpërthejnë mistershëm, drita që ndizen dhe fiken, dyer që përplasen, të gjitha këto për shkak të shqetësimit që ka shpirti. Një tjetër karakteristikë e frikshme është se sulmi i kësaj famtazme nis butësisht, ngadalë dhe zgjat për disa çaste. Disa ekspertë të tjerë e konsiderojnë si një formë e shpërthimit të energjisë që një person i gjallë po kontrollon, pa dijeninë e tij.

Orbs- at

Janë lloji më i fotografuar, i cili shfaqet si një topth transparet i dritës, që rri pezull në ajër. Besohet se janë shpirtra të njerëzve të vdekur apo kafshëve të ngordhura që udhëtojnë nga një vend në tjetrin. Forma rrethore që marrin e bën më të lehtë zhvendosjen e tyre. Nëse je me fat (ose jo) të kapësh me video një të tillë do të befasohesh se sa shpejt lëvizin. Në fotografi zakonisht janë të bardha ose blu.

Fantazma të skutave

Më shpesh këto fantazma gjenden në ndërtesa të vjetra historike dhe specialistët thonë se kthehen për t’i bërë vizitë një ish banori të shtëpisë. Duke dalë si një dritë e ndezur spirale ato shpesh janë kapur në foto ose video.