VAZHDON TELENOVELA KARDASHIAN/ Pas tradhtisë, del në dritë e vërteta e radhës (FOTO) – AlpeGossip
VAZHDON TELENOVELA KARDASHIAN/ Pas tradhtisë, del në dritë e vërteta e radhës (FOTO)

VAZHDON TELENOVELA KARDASHIAN/ Pas tradhtisë, del në dritë e vërteta e radhës (FOTO)

Atëherë kur menduam se tradhtia Tristan Thompson- Jordyn Woods i vuri kapak të gjithave, puuuffff doli në dritë një tjetër detaj jo më pak shokues.

Sapo Khloe Kardashian mori vesh super skandalin dhe i dha duart ish- it të saj tradhtar, ky i fundit gjejni pak se ku shkoi dhe e kaloi natën. Te ish- i!

Sipas “Us Weekly”, Tristan u strehua te shtëpia e Jordan Craig- it me të cilën ka një djalë, Prince- n. Por prisni, i njëjti burim zbulon se kjo nuk është hera e parë që ndodh.

“Në të shkuarën, Tristan ka qëndruar te shtëpia e Jordan- it sa herë që është zënë me Khloe- n. Përgjatë muajve të fundit, Khloe e ka nxjerrë jashtë shumë herë.”

Pra ai ka shkuar atje disa herë, ata kanë qenë bashkë në një shtëpi, ai zemërthyer, ajo e gatshme për t’i qëndruar pranë…. një lëmsh i vërtetë!

JORDYN WOODS
Ju kujtojmë se Tristan dhe Jordyn, mikja e ngushtë e Kylie Jenner- it festuan së bashku me Drake- un dhe grupin e tij, të shtunën e javës së shkuar. Sipas “E!” dyshja qëndronte shumë pranë dhe dukej haptazi që po flirtonte.

“Në një moment, Tristan e mbështolli [Jordyn] me krahët e tij. Teksa mbrëmja vazhdonte ata qeshnin, flisnin dhe shkëmbenin shikime. Gjërat duket se u përshpejtuan dhe Tristan- i i ftoi miqtë dhe Jordyn- in për një festë më private.” rrëfeu burimi.